Ndikimi i rrjeteve sociale dhe mënyra se si ato kanë ndikuar jetën tonë, është diskutuar në mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”.
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu tha se rrjetet sociale kanë ulur nivelin e komunikimit duke bërë që bota të mos diktohet nga komunikimi elitar, por nga llumi, sikurse e cilësoi ai.
Haxhiu tha se komunikimi në rrjetet sociale karakterizohet nga tre elementë: Mungesa e arsyeshmërisë në komunikim, mungesa e logjikës për arsyetim dhe mungesa e debatit përmbajtësor.
“Debati ka zbrit në nivel të kafeneve, është llumi i komunikimit në botën që jetojmë. Hierarkia e komunikimit është, që nuk është komunikimi elitar që e dikton botën, e dikton llumi”, u shpreh ai./Opinion.al