Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrjetet islamiste në Gjermani: Kush janë “Muslim Interaktiv”

2024/05/13 at 9:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrjetet islamiste në Gjermani: Kush janë “Muslim Interaktiv”

Kur përkrahësit e një grupimi islamist “Muslim Interaktiv” lëshuan thirrje për Kalifatin, reagimet në Gjermani ishin të mëdha.

Ata sërish protestuan në fundjavë, por pa incidente. Kush është grupimi “Muslim Interaktiv”? Ishin rreth 1000 vetë që protestuan në fund të prillit në Hamburg të thirrur nga grupimi “Muslim Interaktiv”. Gjatë demonstratës u dëgjuan thirrjet “Kalifati është zgjidhja” dhe “Gjermania – diktaturë vlerash”. Reagimet ishin në Gjermani të forta, madje u kërkua edhe ndalimi i këtij grupimi. Të shtunën sërish pati protesta të këtij grupimi në Hamburg, por sipas njoftimeve të policisë të dielën (12.05.), në tubimin e zhvilluar me rregulla të forta, nuk pati shkelje të tyre.

Shumë u habitën nga marshimi i këtij grupimi. Edhe sociologja, Necla Kelek, që drejton shoqatën e islamit laik në Hamburg. Së bashku me shoqata të tjera ajo organizoi një kundërdemonstratë. “Ne ishim po ashtu të habitur nga demonstrimi i “Muslim Interaktiv”, tha ajo për D”. “Para së gjithash kjo është një organizatë që organizohet sidomos përmes mediave sociale, si TikTok. Kjo e bën edhe më të rrezikshme. Në një xhami mund të shkosh dhe të informohesh.”

“Muslim Interaktiv” ndiqet me vëmendje nga autoritetet gjermane, madje përmendet në një raport të shërbimit të Mbrojtjes Kushteutuese të landit. I themeluar në vitin 2020 ky grupim e rendit veten të afërt me organizatën Hizb ut-Tahrir (HuT), që në vitin 2003 u ndalua, sepse mbështeste përdorimin e dhunës dhe kishte bërë thirrje për vrasjen e hebrenjve. Tek organizatat që konsiderohen si degë të HuT është edhe “Generation Islam” dhe “Realität Islam”.

“E sigurtë si ekstremiste”

“Muslim Interaktiv” konsiderohet nga autoritetet si “e sigurtë ekstremiste”. Kjo lidhet edhe me atë që grupimi kërkon një kalifat në mbarë botën dhe me këtë refuzon demokracinë dhe rendin kushtetues të shtetit ligjor në Gjermani. “Ky është në thelb një program politik, që shpërndahet këtu dhe madje mbi bazën e islamit dhe Sharias. Kjo, e formuluar në formë neutrale, është një lëvizje politike revolucionare, që kërkon riformësim themelor të rendit aktual, jo vetëm në botën islamike, por në të gjithë botën”, shpjegon Andreas Jacobs, drejtues i sektorit për unitetin shoqëror në fondacionin Konrad-Adenauer.

Ndryshe nga lëvizjet e tjera islamiste, si salafistët, në këtë grupim nuk janë parësore rregullat konkrete të zbatimit të islamit. “Aty diskutohen më pak çështje që lidhen me stilin e jetesës, si a mund të preket një grua apo gjëra të tilla”, thekson Andreas Jacobs. Për ekspertin “Muslim Interaktiv” është një grupim si “kult rinor identitar”, në analogji me lëvizjet ekstremiste të djathta identitare, si ata të “Qytetarëve të Rajhut”.

Inskenim në mediat sociale

Një vështrim në paraqitjen sociale të MI e bën të qartë: Më shumë se 20.000 ndjekës ka ky grupim në TikTok. Videot janë të bëra në mënyrë profesionale, personat e njohur të tyre inskenojnë veten në mënyrë moderne dhe janë elokuentë. Ka edhe sondazhe në rrugë për të krijuar përshtypjen e afërsisë me komunitetin mysliman. Dhe mesazhet që ky grupim përcjell duket se gjejnë përkrahës. Në një portal online të “t-online”, një mësues raporton në mënyrë anonime, se personat drejtues të Muslim Interaktiv shikohen si yje të muzikës dhe nxënësit e tij shkojnë tek demonstratat e tyre për të takuar “idhujt” e tyre.

Shpesh ky grupim prek edhe debatet shoqërore: si përndjekjen e uigurëve në Kinë, djegien e kuranit në Suedi, debatet për shaminë e kokës në Gjermani. Gjithmonë ai i prezanton myslimanët si të diskriminuar dhe të përjashtuar. Sidomos pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, dhe fillimit të luftës në Gaza e protestave kudo në botë. Gjuha e përdorur nga “Muslim Interaktiv” dhe grupime të tjera është bërë shumë e drejtpërdrejtë tani, tha për DW, Navid Wali, punonjës pedagogjik në organizatën joqeveritare, Violence Prevention Network.”Muslim Interaktiv përdor edhe inluencer të njohur që i ndajnë përmbajtjet e tyre pa e vrarë mendjen dhe thonë me këtë, e shikoni, ne myslimanët tani duhet të bashkohemi, për të vepruar kundër armiqësisë ndaj islamit. Kjo është strategjia që përdorin ata për të tërhequr dhe për të bërë për vete të tjerët.”

Për Wali, “Muslim Interaktiv” përdor përmbajtje vetëm në gjermanisht, të shkurtra. Grupimi i drejtohet studentëve por edhe akademikëve, pasi qëllimi nuk është fitimi i përkrahësve, por popullariteti.

Ndalim – po apo jo?

Nga ana strategjike nuk është edhe aq mençuri që “Muslim Interaktiv”, sërish doli në rrugë duke provokuar kërkesa të reja për ndalimin e grupimit, mendojnë ekspertët Jacobs dhe Wali. “Por nga ana juridike ky grupim është i përgatitur.” Në demonstrata të reja nuk ka për të pasur ekstremizma, sepse ata duan vëmendje, mendon eksperti. Mënyra si vepron juridikisht “Muslim Interaktiv” e bën të vështirë ndalimin. Ashtu si edhe organizata të tjera identitare ekstremiste të djathta, ata e dinë kuadrin brenda të cilit duhet të lëvizin. Kërkesa për kalifatin, për sa kohë që kjo është vetëm teorikisht e shprehur nuk është e ndaluar në Gjermani.

Navid Wali është i mendimit se ndalimi ushqen pikërisht narrativin e viktimës që do të përhapë “Muslim Interaktiv”. “Ne duhet me gjasë pastaj të shpjegojmë me të rinjtë, se nuk bëhet fjalë për të ndaluar jetën myslimane. Do të ishte më mirë në vend të ndalimit, të rinjve t’u tregoheshin alternativa se ç’pamje mund të ketë jeta myslimane në Gjermani.” Kurse studiuesi, Andreas Jacobs kritikon se ka pak njohuri mbi organizatën dhe ende nuk ka studim të thelluar për të./DW




Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Maqedoni e Veriut/ Rindizet konflikti për emrin me Greqinë?

Maqedoni e Veriut/ Rindizet konflikti për emrin me Greqinë?

Aksident me motor, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Itali

Aksident me motor, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Itali

Betimi i presidentes së re të RMV/ Reagon Mitsotakis: Zgjedhje provokuese, nismë e papranueshme!

Betimi i presidentes së re të RMV/ Reagon Mitsotakis: Zgjedhje provokuese, nismë e papranueshme!
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com