Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rrjedhjet në Nord Stream 1 dhe 2 janë sulme”

2022/09/28 at 9:58 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rrjedhjet në Nord Stream 1 dhe 2 janë sulme”

Rrjedhjet e konstatuara të hënën në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës janë si pasojë e sulmeve, janë të mendimit liderët perëndimorë.

Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. “E dimë me siguri se nuk kemi të bëjnë me ndonjë defekt në material, por se me të vërtetë ka pasur sulme ndaj infrastrukturës, tha Habeck të martën në Berlin.

Të hënën ishte vënë re një rënie e papritur e presionit në dy tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2. Sipas autoriteteve suedeze dhe kompanisë operuese NordStream AG, tre rrjedhje u konstatuan në tubacionet e zonës ekonomike detare daneze dhe suedeze – dy rrjedhje në Nord Stream 1 në verilindje të ishullit danez Bornholm, një rrjedhje në Nord Stream 2 në juglindje të ishullit.

Shpërthime në tubacione

Të hënën, një sizmograf në Bornholm regjistroi dy dridhje – një herë në orën 2 të mëngjesit me kohën lokale dhe përsëri në orën 19:00, njoftoi të martën qendra kërkimore gjermane GFZ. GFZ tha se nuk ka të dhëna që në këtë zonë të ketë pasur tërmet. Bjorn Lund i Qendrës Sizmologjike Suedeze në Universitetin Uppsala i tha kanalit televiziv  SVT: “Nuk ka dyshim se këto ishin shpërthime”.​​

Fotot e marra nga ushtria daneze tregojnë zona me flluska të mëdha në sipërfaqen e ujit, që burojnë nga tre rrjedhjet në zonat ekonomike detare të Suedisë e Danimarkës dhe në veri të Polonisë. Zonat kanë një diametër prej 200 deri në 1000 metra.

Një hap përshkallëzimi?

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin rrjedhjet si akte sabotimi ose sulmi, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se janë “akte të qëllimshme”. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti rrjedhjet një akt sabotimi që “ndoshta shënon hapin e ardhshëm të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë”. Kryeministrja në largim e Suedisë Magdalena Andersson tha se “ka pasur shpërthime”, megjithëse ministrja e Jashtme, Ann Linde tha se nuk do të “spekulojë mbi motivet apo aktorët”.

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se rrjedhja kishte ndodhur për shkak të një “sabotimi”. Ajo paralajmëroi “përgjigjen më të fortë të mundshme” ndaj çdo ndërprerjeje të qëllimshme të infrastrukturës energjetike evropiane.

Jo akt agresioni

Tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike muajt e fundit pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Evropë, sipas gjasave, në shenjë hakmarrjeje kundër sanksioneve perëndimore pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Kopenhaga pret që rrjedhjet në tubacionet, të cilat janë plot me gaz, por jo funksionale, të zgjasin “të paktën një javë” – derisa të mbarojë metani që del nga tubat nënujorë. Si Danimarka, ashtu edhe qeveria suedeze thanë se nuk e konsiderojnë këtë si një akt agresioni, duke qenë se ngjarjet ndodhën jashtë ujërave territoriale të saj, në zonat ekonomike të administruara prej tyre.

Rusia vetë ka thënë se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për rrjedhjet. I pyetur nga gazetarët nëse mund të jetë një akt sabotimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se për momentin “është e pamundur të përjashtohen çdo opsion”. Ukraina tha se nuk ishte asgjë më shumë se një sulm terrorist i planifikuar nga Rusia dhe një akt agresioni ndaj BE-së./DW

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
Para

Me dy emra, policia jep detaje për autorin e vrasjes në Pukë. Kontrolle për kapjen e tij

Bordi i transparencës publikon çmimet e reja, rritet ndjeshëm benzina dhe nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet,sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Fasha 800 kwh/ Meta: ERE të thirret në seancë në Kuvend

Nga emri te ndryshimet në struktura, Gjykata e Tiranës pranon aktet e konventës së LSI-së

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
3 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ankimin që ka bërë...

Lexo më shumë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon...

Lexo më shumë

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
3 Dhjetor, 2025

Ajo i la luftimet trup më trup në vijën e parë të politikës së BE-së, për kullat e sigurta prej fildishi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com