Një rrjedhje gazi është raportuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Mësohet se ka qenë një autobot, i cili do të mbushte me gaz një pikë karburanti ai që ka pësuar rrjedhje gazi.
Paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në një pikë karburanti që përdoret nga qytetarët edhe për të mbushur bombolat e gazit.
Zjarrfikëset shkuan në vendin e ngjarjes duke vënë nën kontroll situatën. Ndërsa demi më tani nuk raportohet për persona të lënduar./Opinion.al