Sociale

Rritjet e rasteve në Shqipëri, mjeku: Virusi ka pësuar mutacion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 09/07/20 |
Opi Nion

Shqipëria vijon të shfaqë shifra të larta të të prekurve nga COVID-19, ndëra serioze po paraqitet situata edhe në spitalin infektiv ku është rritur numri i personave të shtruar dhe në terapi intensive. Ndërsa përpiqen t’i japin një interpretim shifrave, mjekët dhe specialistët i lidhin këto ndryshime me disa faktorë. Gjatë një interviste në “ABC neës” epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se pavarësisht shtimit të rasteve, aktualisht në spitale kemi vetëm 6.6% të personave të prekur, ndërkohë që në mars të shtruar në spitale ishin 50% e personave të prekur.

“Në Shqipëri duhet të marrim parasysh disa pika: Së pari ne masat i morëm shumë më shpejt në kurbën e epidemisë në krahasim me si i morën ato shtet si Italia apo si Spanja. Ne pamë çfarë u ndodhi atyre dhe u mbyllëm më herët dhe nuk lamë një ecuri natyrore në mars.  Kujtoj që Italia e bëri mbylljen pasi kishte 800 të vdekur. Ajo që po shohim tani është një ecuri natyrore e virusi, shoqëri krejtësisht e hapur por duke marrë parasysh që të paktën në ndërgjegjen, jo e të gjithëve, por e një pjese të popullatës, distanca ka hyrë, higjiena ka hyrë, logjika e përdorjes së maskave ka hyrë.  Në mars ishim naiv në këtë drejtim dhe nuk i kishim këto. Dua të kujtoj një element, vëzhgimi klinik, ne nuk e bëjmë në Shqipëri ngarkesën virale, nuk kemi shifra nuk mund ta themi dot këtë. Ka gjasa që të jemi ngjashëm me shtetet e tjera por nuk e kemi këtë matje, por ajo që mund të shohim është përqindja e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim, ndërkohë që në mars kjo përqindje ishte mbi 50% duke arritur edhe 58 %, sot që flasim është diku 6.6%. Këto 6.6 % janë njësoj rëndë si ata 50 % e marsit. Kush është rëndë, është rëndë. Nëse infektohen 100 mijë njerëz, 6 % e 100 mijë njerëzve është 6 mijë vetë, dhe 50 % e 100 vetëve është 50 persona”, u shpreh mjeku.

Por nga ana tjetër ai nuk përjashtoi mundësinë që në Shqipëri të jetë aktualisht një virus që ka pësuar mutacion, i cili ka një transmetueshmëri më të lartë, por që nuk duket të jetë më i rëndë se virusi i mëparshëm.

“Kemi edhe mutacionin që ka pësuar virusi, është bërë më i transmetueshëm, që ka gjasa që ky lloj është në Shqipëri në këtë moment, ai dominon, por nga krahu tjetër nuk duket të jetë më i rëndë, se sa varianti i mëparshëm i virusit”, tha epidemiologu./Opinion.al

 

Pas