Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të ketë mot të kthjellët gjatë gjithë ditës në zonat bregdetare.
Por pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.
Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./Opinion.al