Rajoni

Rritje rastesh, mbi 2000 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 19/01/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2 050 raste të reja e Covid-19.

Kjo shifër paraqet një rritje të madhe krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 720 infektime.

Mësohet se në ditën e fundit janë kryer 9 194 testime, ku 2050 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 462 pacientë.

Ndërsa vijojnë të jenë aktiv me Covid-19 edhe 7266.

Sa i përket vaksinimit, autoritetet kanë administruar edhe 5,348 doza të reja të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 798,225 persona./Opinion.al

Pas