Përmes një tuiteri Kryeministri Rama ka mohuar një rritje të çmimit të energjisë duke nisur nga data 1 Nëntor. Ai ka akuzuar opozitën, por dhe mediat për një lajm të cilësuar dyfish të rremë, ndërsa tha se çmimi do të mbrohet.
“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”, shkruan Rama./Opinion.al
Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash
— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2022