Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritje e aksidenteve/Vlera e dëmeve e kalon edhe periudhën para pandemisë

2021/12/29 at 8:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritje e aksidenteve/Vlera e dëmeve e kalon edhe periudhën para pandemisë

Viti që po mbyllet ka sjellë një rritje të lartë të dëmeve nga aksidentet rrugore të paguara nga kompanitë e sigurimit.

Për 11-mujorin 2021, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 2.5 miliardë lekë, ose gati 21 milionë euro dëme nga sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë e brendshme ndaj palëve të treta (MTPL).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dëmet janë rritur me 37%. Madje, dëmet janë rritur ndjeshëm edhe krahasuar me vitin 2019, me 22% më shumë.

Rritja e këtij viti e ka kthyer produktin MTPL në krye të renditjes së dëmeve, me pothuajse 46% të totalit. Vitin e kaluar, pesha e këtij produkti në strukturën e dëmeve pësoi një rënie të ndjeshme, e shkaktuar nga pakësimi i dëmeve për shkak të kufizimeve të lëvizjes, por edhe nga rritja e lartë e dëmeve në klasën e fatkeqësive natyrore.

Të dhënat e Instat treguan se për 11-mujorin 2021 numri i aksidenteve rrugore u rrit me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbyllja dhe kufizimet drastike që u aplikuan vitin e kaluar për të kufizuar përhapjen e pandemisë bënë që përkohësisht edhe aksidentet të pakësoheshin, por kthimi në normalitet solli rritje të ndjeshme të tyre.

Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që hyri në fuqi në korrik 2021, parashikon rritje graduale të limitit të përgjegjësive për kompanitë e sigurimit. Rritja e limitit të përgjegjësive, shoqëruar edhe me shtimin e dëmeve, pritet të sjellë një shtrenjtim të tarifave të sigurimit të detyrueshëm gjatë vitit të ardhshëm. Në fillim të vitit të ardhshëm gjithashtu do të hyjnë në fuqi edhe nivelet tavan të komisioneve të shitjes që kompanitë mund të japin për këto sigurime. Nga 1 janari, këto komisione nuk mund të jenë më të larta se 20%.

Vendosja e tavanit mbi komisionet do të ngushtojë hapësirat për të konkurruar me çmime mes kompanive. Kjo do të bëjë që uljet e ofruara nga tarifa zyrtare ose nga primi i shkruar bruto të jenë më të vogla dhe nënkupton se drejtuesit e mjeteve pritet të paguajnë më shumë për sigurimin TPL.

Në total, kompanitë e sigurimeve këtë vit po paguajnë më pak dëme, në rënie me 12.7% krahasuar me 11-mujorin 2020. Kjo lidhet kryesisht me rritjen e konsiderueshme të dëmeve që shkaktoi tërmeti në bilancin e vitit të kaluar. Po ta krahasojmë 11-mujorin 2021 me të të njëjtën periudhë të vitit 2019, para pandemisë, dëmet rezultojnë në rritje me 14.7%.

Një efekt të kundërt pandemia ka dhënë në tregun e sigurimit të jetës. Shtimi i vdekjeve ka sjellë një rritje të dëmeve të paguara bruto me më shumë se 41%. Nëse përjashtojmë sigurimin e katastrofave, shumica e klasave të tjera kanë shënuar rritje të dëmeve gjatë këtij viti, duke reflektuar kthimin drejt normalitetit të aktivitetit shoqëror dhe ekonomik në vend. Veç sigurimeve të detyrueshme motorike, rritje të lartë, me 20% kanë shënuar edhe dëmet nga sigurimi vullnetar KASKO. Edhe në këtë rast faktori më i rëndësishëm është rritja e numrit të aksidenteve./Monitor

Etiketa: aksidentetdemetme te medha

Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Paditë për divorc, janë gratë që po lënë burrat

Paditë për divorc, janë gratë që po lënë burrat

“Ti ke forcën që nderon kombin”,Rama thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e FA

“Ti ke forcën që nderon kombin”,Rama thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e FA

Gjermania blen një milion pilula nga Pfizer për trajtim të koronavirusit

Gjermania blen një milion pilula nga Pfizer për trajtim të koronavirusit

TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com