Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritje çmimesh/ Si do ndihet efekti ‘domino’ i luftës Izrael-Iran në Shqipëri

2025/06/25 at 10:37 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritje çmimesh/ Si do ndihet efekti ‘domino’ i luftës Izrael-Iran në Shqipëri

Në ditën që Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit, pati një rritje të menjëhershme të rritjes së çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare. Shumë analiza thanë se ky ishte tregues i parë i destabilitetit ekonomik në rajon dhe në botë, një paralajmërim për rritje të mëtejshme të çmimit të naftës, lëndëve të para dhe produkteve të konsumit.


Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, shpjegon në  programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndikimin e luftës Izrael-Iran në ekonominë botërore dhe në Shqipëri. Rritja e  çmimeve do të ndikojë në vendet e vogla si Shqipëria që nuk janë prodhuese kryesore. Çmimi i naftës do të reflektohet pas të paktën gjashtë muajve.

Enriko Ceko: Në aspektin ekonomik, të gjitha këto situatat nuk janë të mira  për vende të cilat kanë të ardhura të vogla, të pakta dhe të mesme, si puna e Shqipërisë.

Aldo: Ka lidhje me ekonominë?

Enriko Ceko: Patjetër që ka lidhje me ekonominë, varet si e shikon. Që në momentin e parë, sa  filloi lufta, pati një rritje të çmimit të naftës në 74-75 dollarë për fuçi në Shtetet e Bashkuara për naftën Brent dhe për naftën amerikane. Çështja e naftës në Shqipëri është se ne nuk e blemë naftën atë ditë që plasi lufta. Naftën që kemi ne sot e kemi blerë para gjashtë muajsh, me çmimet e para gjashtë muajve që do të thotë se në të ardhmen, në qoftë se lufta vazhdon, do të rriten edhe çmimet e naftës. Kemi edhe një situatë tjetër që Irani kontrollon ngushticën e Hormuzit.

Aldo: E pashë atë lajm, çfarë do të thotë kjo?

Enriko Ceko: E ke parasysh ngushticën e Gjibraltarit që aty kalojnë të gjitha anijet? Edhe Irani kontrollon ngushticën e Hormuzit.

Aldo: Po pse, nafta që marrim ne vetëm nga Irani vjen, nga kjo ngushticë?

Enriko Ceko: 20% e naftës në tregun ndërkombëtar kalon nga kjo ngushticë dhe meqenëse për shkak të luftës rritet çmimi i naftës, të gjithë vendet e tjera që prodhojnë naftë do të duan të fitojnë, do të rrisin çmimin. Ata ndoshta e kanë koston shumë të ulët, por për shkak se kanë kërkesë, është kërkesë-ofertë  produkti.

Rritja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt në koston e jetës së përditshme. Ndërsa shumë vende do të rrisin ofertën e naftës, të tjerat do të goditen nga inflacioni. Njerëzit e thjeshtë do ta ndiejnë te çmimet, ndërsa investitorët tek tregu i aksioneve.

Aldo: Nga eksperienca juaj, parashikohet që nafta të kapë çmimin e tmerrshëm para 1-2 vjetësh kur ishte ajo, afër 200 e ca lekë?

Enriko Ceko: Nafta në tregun ndërkombëtar, ato dy vite pas pandemisë vajti 93-98, madje një ditë kapi 104 dollarë për fuçi. Një fuçi ka 159 litra se një kilogram është alumini i fuçisë dhe quhet 160. Mendoj që në përgjithësi do të rritet oferta për naftë sepse vendet arabe do të duan të përfitojnë nga pakësimi i ofertës së Iranit, mund të bëhen aleate me Iranin dhe do të shesin më shumë këtej. Kemi  paasysh edhe  një gjë tjetër që po bëhet një presion ndaj Venezuelës që edhe pse është në Amerikën  Latine është një ndër prodhuesit më të  mëdhenj të naftës që naftën që e shet në mënyrë ilegale, ta kanalizojë në tregun ndërkombëtar për të shtuar ofertën legale të naftës.

Aldo: Folëm vetëm për naftën. Lufta prek vetëm naftën apo ka edhe elementë të tjerë?

Enriko Ceko: Jo. Shiko, ne do të marrim jetën e njerëzve të thjeshtë. Veshjet, ushqimi, këpucët, cigaret. Nëse do të shikojmë tregun e tekstileve në botë, 90% e lëndës së parë të industrisë tekstile vijnë nga këto vende, Irani, Egjipti.

Aldo: Bota ndoshta ndërhyn se qeveritë kanë marrë masa…

Enriko Ceko: Ka një kufi edhe kjo. Unë e thashë që në fillim që vendet e vogla e pësojnë, aq më tepër vendet e vogla që s’kanë industri.

Aldo: Në reagimin e këtyre tregjeve financiare në situata tensioni  dhe lufte, këtu preken më tepër investitorët apo njerëzit e thjeshtë?

Enriko Ceko: Njerëzit e thjeshtë priten në aspektin e konsumit sepse rriten çmimet dhe ka inflacion, ndërsa investitorët që në momentin e parë që ndodh luftë, e pësojnë për shkak të luhatjes së tregut të aksioneve.

Aldo: Kjo nuk është hera  e parë. Kjo Lindja e Mesme, pse kaq shumë në ekonominë globale? Çfarë e bën këtë rajon kaq të rëndësishëm për stabilitetin ekonomik në të gjithë botën?

Enriko Ceko: Është rajoni më i pasur i botës. Irani ka 1.6 milionë kilometër katrorë, është diku mes 90-95 milionë banorë.

Ceko shton se Irani është një nga gjashtë vendet ofruese të naftës së rafinuar. Gjashtë muaj më parë, atje u zbulua edhe miniera më e madhe e antimonit në botë, një material më i lehtë se alumini që mund të përdoret në prodhimin e raketave dhe avionëve, duke zgjeruar interesin ndaj këtij vendi.

Por ndërsa shtetet bëjnë luftërat e tyre, janë njerëzit ata që do të duhet të përgatiten dhe të marrin masa. Rritja e pritur e çmimeve, sipas Cekos, mund të jetë rreth 25-30% ku në Shqipëri, për shkak të pagave të ulëta, e bën tejet të kushtueshme jetesën e deri të papërballueshme nëse qeveria nuk harton një plan masash e ndihmash.

Eksperti nuk promovon panikun, por këshillon që njerëzit të nisin të kursejnë dhe të përpiqen të krijojnë një rezervë ushqimore në shtëpi për të qenë të përgatitur në çdo situatë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB
Bota

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

26 Shtator, 2025 6:29 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Bota

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 Shtator, 2025 1:56 pm
Para
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Drogë në lokalet e natës, 1 tjetër në pranga. 27 numri i të arrestuarve, 6 në kërkim

Drogë në lokalet e natës, 1 tjetër në pranga. 27 numri i të arrestuarve, 6 në kërkim

Sulmet izraelite në Gaza, sot 31 të vdekur/ 10 humbën jetën teksa prisnin ndihmat

Sulmet izraelite në Gaza, sot 31 të vdekur/ 10 humbën jetën teksa prisnin ndihmat
















TE FUNDIT

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB
26 Shtator, 2025

Kartelet shqiptare në Amerikën Latine kanë marrë vëmendjen e botës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka qenë Ministrja e...

Lexo më shumë

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
26 Shtator, 2025

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se "duket...

Lexo më shumë

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com