Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e siguracionit të makinave, pse nuk ndërhyn AMF?

2016/08/30 at 3:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e siguracionit të makinave, pse nuk ndërhyn AMF?

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni shtetëror i ngritur pikërisht për të mbrojtur konsumatorin. Ligjërisht AMF duhet të përgjigjet për veprimtarinë e tregut të sigurimeve, letrave me vlerë dhe të gjitha veprimtarive të tjera financiare jobankare.


Por në rastin konkret, kur kompanitë e sigurimeve rritën në mënyrë unanime, me marrëveshje të fshehta çmimet, me justifikimin se janë rritur aksidentet pse AMF nuk ndërhyn në rregullimin e këtij tregu dhe mbrojtjen e konsumatorëve?

Vetë ky institucion pranon se nga data 23 gusht tarifat e primit të sigurimit të policave  kanë pësuar rritje. Rritja në total është 20 përqind, prej të cilës 13 për qind për llogari të kompanive dhe 7 për qind si pasojë e rritjes së taksës nga shteti.

Aksidentet

Arsyeja kryesore që motivoi rritjen e primit të sigurimit të detyrueshëm motorrik ishte rritja e shpenzimeve për dëme. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për 7-mujorin 2015, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve për kategorinë e përgjegjësisë së brendshme motorrike ndaj palëve të treta janë rritur me rreth 25%.

Kjo e ka rritur raportin mes dëmeve dhe primeve, për produktin në fjalë, në 26%, nga afërsisht 21% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti me vendet e BE

Por nëse në Shqipëri ka një rritje të raportit mes dëmeve dhe primeve, kjo shifër është tepër e ulët krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Europës.

Televizioni ekonomik ‘Scan’ ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe shteteve të tjera ku rezulton se vendet e rajonit, pa përjashtim, në vitet e fundit e kanë raportin mes dëmeve dhe primeve për produktin e sigurimit të detyrueshëm motorrik sipër nivelit të 40%.

Fitimet e kompanive shqiptare

Ndërkohë, pare më gjerë, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, përgjithësisht rezultojnë fitimprurëse, mbështetur në të dhënat e vitit të kaluar.

Nga tetë kompani të sigurimeve në tregun e jo-jetës, pesë prej tyre e mbyllën vitin 2015 me fitim. Fitimet neto më të larta i raportuan Sigal, Atlantik dhe Albsig, të gjitha sipër vlerës së 100 milionë lekëve, raporton Scan.

Rezultat fitimprurës arritën edhe Ansig dhe Intersig. Me humbje për vitin 2015 rezultuan kompanitë Eurosig, Insig dhe Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group. Sidoqoftë, për kompanitë Insig dhe Eurosig, rezultati i referohet bilancit të konsoliduar, që përfshin edhe kompanitë e tyre jashtë Shqipërisë.

Eurosig ka aktivitet edhe në Kosovë, ndërsa Insig në Kosovë dhe Maqedoni. Sidomos në rastin e Insig, një ndikim të konsiderueshëm në rezultat ka dhënë pikërisht aktiviteti jashtë Shqipërisë. /Opinion.al

*Në foto, Enkeleda Shehi, kryetare e AMF



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Fotolajm/ Kur “vëllai i vogël” tërheq “vëllain e madh”

Fotolajm/ Kur "vëllai i vogël" tërheq "vëllain e madh"

Asgjësohen 8 parcela me kanabis, në kërkim autorët

Dosja e SHISH: Policë dhe të zgjedhur vendorë mbrojnë parcelat me kanabis

Zyrtare/ Amir Rahmani kalon te gjigandët e Dinamo Zagreb për 1.5 milion euro

Zyrtare/ Amir Rahmani kalon te gjigandët e Dinamo Zagreb për 1.5 milion euro

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com