Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e rasteve,Veliu:Zero tolerancë për qytetarët që s’respektojnë masat

2021/02/08 at 10:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e rasteve,Veliu:Zero tolerancë për qytetarët që s’respektojnë masat

Nisur nga situata e pandemisë në vend dhe rritja e rasteve të infektimit me COVID-19, Policia e Shtetit bën me dije se në bashkëpunim me institucionet e Task Forcës do të intensifikohen kontrollet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të qëndrojnë në krye të shërbimeve, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave antiCOVID, jo për të vendosur gjoba, por me qëllimin e vetëm  parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nisur nga shtimi i rasteve, Veliu ka theksuar se punonjësit e Policisë në terren duhet të intensifikojnë kontrollet në lokale dhe duhet të ushtrojnë kontrolle të pandërprera në sheshe, bulevarde e në çdo ambient publik, duke treguar zero tolerancë ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë.

“Policia e Shtetit është e angazhuar për të zbatuar të gjitha detyrat që rrjedhin nga Akti Normativ, në kuadër të pandemisë. Çdo ditë jemi duke kontrolluar dhe monitoruar masat, por kjo situatë ka ardhur duke u rënduar. Jemi munduar të sensibilizojmë dhe qytetarët të na mirëkuptojnë, por shifrat e fundit në rritje dhe vala e fundit si në të gjithë Europën edhe këtu tek ne, na detyron që ne të veprojmë ndaj çdonjërit që thyen rregullat e vendosura për pandeminë.

Nga ana e Policisë së Shtetit do të ketë tolerancë zero për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë masat anticovid, nuk vendosin maska, nuk respektojnë distancimin social dhe detyrimet e përcaktuara në  e-Albania, për sa i përket distancave në lokal dhe oraret e mbylljes së lokaleve.

Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, si dhe bizneseve, se Policia e Shtetit do të vazhdojë me seriozitet për të ndëshkuar çdo qytetar i cili nuk respekton këto rregulla.  Njëkohësisht u bëj thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues me punonjësit e Policisë, sepse kjo thirrje që po ju bëjmë nuk është thjesht një kërkesë e shtuar e punonjësve të Policisë, por është një e mirë e cila duhet t’i shërbejë gjithë komunitetit dhe çdo qytetar ashtu si ne duhet të kontribuojë për të minimizuar dhe shkëputur zinxhirin e pandemisë. Një kontribut i çdonjërit nga ne është një vlerë e shtuar dhe është një ndihmë jashtëzakonisht e madhe që i jepet kontributit që duhet të japi çdo qytetar për të mposhtur pandeminë”, tha Veliu./ Opinion.al

Etiketa: masat anti-COVIDpoliciaveliu

Ju sugjerojmë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

12 Dhjetor, 2025 9:53 am
Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet
Kronikë

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet

12 Dhjetor, 2025 9:27 am
Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës
Bota

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

12 Dhjetor, 2025 9:14 am
Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar
Kronikë

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar

12 Dhjetor, 2025 9:11 am
Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë
Kryesore

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë

12 Dhjetor, 2025 9:08 am
Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani
Aktualitet

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

12 Dhjetor, 2025 8:39 am
Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare
Kryesore

Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare

12 Dhjetor, 2025 8:29 am
Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit
Bota

Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit

12 Dhjetor, 2025 8:08 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

12 Dhjetor, 2025 8:07 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

12 Dhjetor, 2025 8:06 am
Para
Shkodër/ 3655 ha tokë nën ujë, rruga e Obotit e pakalueshme

Shkodër/ 3655 ha tokë nën ujë, rruga e Obotit e pakalueshme

Meta për akuzat e Nanos: Të merresh me kumar dhe të citosh Biblën, s’shkon

Meta për akuzat e Nanos: Të merresh me kumar dhe të citosh Biblën, s'shkon

Moti i keq/ KESH për situatën në kaskadën e Drinit: Është nën kontroll

Moti i keq/ KESH për situatën në kaskadën e Drinit: Është nën kontroll

TE FUNDIT

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
12 Dhjetor, 2025

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbanin peng prej 2 javësh një person nga Kosova duke e...

Lexo më shumë

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet
12 Dhjetor, 2025

 Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur më herët në...

Lexo më shumë

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës
12 Dhjetor, 2025

Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka shprehur edhe një herë dakordësinë e tij me homologun amerikan Donald Trump, duke vënë në...

Lexo më shumë

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar
12 Dhjetor, 2025

Policia ka zhvilluar një aksion në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes, ku janë vënë në pranga dy persona të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com