Bota

Rritja e rasteve në Australi u shkaktua nga një çakmak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:36 - 28/06/20 |
el ida

Në Australi, ka pasur një rritje të rasteve në shtetin e Victoria, pavarësisht nga pjesa tjetër e vendit që po arrin ta menaxhojë virusin.

Kryeministri, Daniel Andrews ka sugjeruar që ky shpërthim mund të ketë ardhur nga një çakmak që u nda midis stafit që punonte në një hotel.

“Ata po mbanin distancën e tyre, por ndanin një çakmak midis njëri-tjetrit,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Andrews njoftoi gjithashtu se Victoria po e bën testimin të detyrueshëm për të gjithë njerëzit që kthehen nga udhëtimet jashtë shtetit.

Shteti njoftoi 49 raste të reja të dielën, shifra më e lartë në më shumë se dy muaj./Opinion.al

Pas