Bota

Rritja e rasteve me COVID, kryeqyteti i Koresë së Jugut mbyll shkollat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:28 - 25/08/20 |
Al Do

Të gjitha shkollat dhe kopshtet në Seul të Koresë së Jugut janë mbyllur për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Gjatë dy javëve të fundit, kryeqyteti i Koresë së Jugut raportoi se 200 pjesëtarë të stafit dhe nxënës janë infektuar.

Ministria e arsimit ka njoftuar se mësimi do të vijojë në distancë deri më 11 shtator.

Përjashtim bëjnë vetëm nxënësit e vitit të fundit në shkolla të mesme, të cilët përgatiten për provimet e pranimit në universitete.

Autoritetet e shëndetit kanë paralajmëruar se vendi është pranë një shpërthimi kombëtar të pandemisë. Koreja e Jugut mbahet si histori suksesi në menaxhimin e krizës shëndetësore dhe numëron vetëm 310 jetë të humbura dhe rreth 18 mijë raste me Covid-19./ Opinion.al

Pas