Bota

Rritja e rasteve me COVID-19, Franca kthen izolimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 28/10/20 |
Opi Nion

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar sot ashpërsimin e masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Mësohet se duke filluar nga e premtja në Francë do të hyjë në fuqi bllokimi i dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve.

Qytetarët francezë do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore. Bizneset jo të domosdoshme, si restorantet dhe baret do të mbyllen.

Viktimat nga koronavirusi në Francë arritën në 500 në ditën e fundit dhe për këtë arsye autoritetet janë të vendosur të bëjnë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës./ Opinion.al

Pas