Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot gjatë një komunikimi për mediat se situata COVID në Shqipëri është në një nivel rrisku të shtuar.
Në këto kushte Komiteti i Ekspertëve ka këshilluar mësim të alternuar në shkolla prej datës 1 Dhjetor.
“Për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, tha Manastirliu./Opinion.al