Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e pagës minimale, ekspertët: E pakonsultuar me biznesin

2023/04/07 at 7:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama: 5 mijë Lekë të reja për pensionistët shtesë herën e ardhshme

Në kuadër të një reforme në strukturën e pagave qeveria shqiptare ka rritur pagën minimale me rreth 18%, duke filluar që nga 1 prilli, me qëllim për të rritur konkurencën dhe frenuar largimin e fuqisë punëtore nga vendi.


Megjithëse e mbështesin politikën për rritjen e pagave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet e shpeshta të pagës minimale, 6 herë në një dekadë, dy herë vetëm vitin e kaluar, e vënë biznesin në pozita të vështira, në një kohë krize kur inflacioni është mbi 7%. Ata nënvizojnë se kjo nisëm nuk është konsultuar me biznesin, Këshillin Kombëtar të Punës, dhe është e pastudiuar.

Analistët gjithashtu mendojnë se edhe ndryshimet e njoftuara nga qeveria në hierarkinë e pagave në sektorin publik, pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve vendore, mund të ndikojnë në votën e qytetarëve.

Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi nismën e qeverisë për të reformuar sistemin e pagave në vend. Që prej 1 prillit paga miniale është rritur në 40 mijë lekë, ose afro 18%. Kjo nisëm së bashku me rritjen e njoftuar të pagave synojnë, sipas zyrtarëve, të rrisin konkurueshmërinë në ekonomi dhe të frenojnë largimet e burimeve njerëzore nga vendi. Megjithë deklarimet e Kryeministrit Edi Rama se vendi i ka mundësitë për të realizuar një reformë të tillë, ekpertët mendojnë ndryshe, kur thonë se produktiviteti i ekonomisë shqiptare nuk mund ta justifikojë atë. Njohës të fushës së ekonomisë e mbështesin politikën për rritjen e pagave, por kur ajo bazohet mbi analiza të tregut të punës, dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Në rastin e rritjes së pagës minmale, disa herë në pak kohë ata mendojnë se nuk pati studime dhe konsultime me Këshillin Kombëtar të Punës, punëdhënës dhe punëmarrës si dhe respektim të Konventës së organizatës Ndërkombëtare të Punës.

“Kjo më bën të mendoj që institucionet nuk funksionojnë, që Këshilli Kombëtar i Punës është vetëm në letër, dhe nuk bën as detyrën themelore që ka për të negociuar sidomos pagën minimale, dhe pjesa tjetër është që nuk gjen asnjë studim, asnjë material dhe indicie, për të parë se çfarë ka ndodhur dhe cila është arsyeja që është rritur paga minimale”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.

Paga minimale në vend ka ndryshuar 6 herë në 10 vjet, 2 herë vetëm vitin e kaluar. Ekpertët thonë se ndryshimet e shpeshta bien ndesh me normat e vendosura në vendet e BE, sipas të cilave kjo pagë mund të ndryshojë 1 deri në 2 herë në 4 vite.

Rritje e pagës minimale do të thotë një barrë e re financiare ndaj biznesit, për pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit. Lëvizje të tilla të shpeshta dhe të pastudiuara, thonë njohës të fushës së ekonomisë, e vendosin biznesin në pozita të vështira për t’u përshtatur, në kushtet e një krize kur inflacioni është mbi 7%.

“ Duhet të kuptojmë që biznesi punëson më mijëra njerëz dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Biznesi nuk duhet parë si ajo lopa që është për t’u mjelë, sa herë kemi nevojë për të mbushur hapësirat e buxhetit të shtetit, apo për të mbushur hapësirat e tjera të skemave të ndryshme, siç janë skemat e pensioneve, por duhet parë si partner afatgjatë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.

Ekspertët mendojnë se vendosja e një page mbi baza politike dhe jo ekonomike, i përcjell kostot tek konsumatori. Ata nxisin autoritetet të rrisin punësimin, të ulin informalitetin, të luftojnë korrupsionin dhe abuzimet me fondet publiket, me qëllim që të shëndoshin ekonominë mbi baza të sigurta.

“Informaliteti nxit korrupsionin, abuzimin dhe spekulimin. Të gjitha këto fenomene qeveria nuk i ka luftuar, pra nuk ka luftuar informalitetin, paranë informale që tashmë ka ndikuar dhe në kursin e këmbimit dhe kjo është diçka që duhet përmendur. Kjo para po ndikon në eksporte dhe remitanca. Kjo është ajo pjesa pastudiuar. Mbi të gjitha, ka një mungesë sinqeriteti për të kuptuar se cilat janë problemet reale”- tha për Zërin e Amerikës Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .

Për më tepër ekspertët mendojnë se rritja e pagës minimale me 18 % shkon në të kundërt me politikën shtrënguese monetare të Bankës Qëndrore e cila ka rritur normën bazë të interesit, si një instrument për të ndikuar në uljen e inflacionit në vend. Në kohë krizash, qeveritë sipas tyre, bëjnë amortizim të inflacionit përmes indeksimit të pagave dhe pensioneve, ndërsa shtojnë se nisma të tilla të pastudiuara nuk ndikojnë as në frenimin e emigracionin.

“Po shohim thjesht një diskurs publik, politik në lidhje me nevojën imediate për rritjen e pagave që të mos na largohen njerëzit. Balancat e emigracionit, hyrjet, daljet, flukset e migracionit kanë problematika të tjera, kanë faktorë të tjerë prej të cilave ndikohen dhe nuk ndikohen nga një rritje kaq minimaliste siç është kjo e pagës minimale”- vijoi Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.

Të punësuarit me pagë minimale, sipas INSTAT, zënë 21% në totalin e të punësuarve me pagë në vend. Rritja e pagës minimale, edhe për vetë shtetin, llogaritet të ketë sipas ekspertëve, një efket prej 15 milionë euro në fondin e sigurimeve si kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ajo pritet të ndikojë në skemën e pensioneve, e cila në 3 dekadat e fundit nuk e plotëson kushtin që numri i kontriubuesve të jetë më i lartë se ai i përfituesve, por nuk është zgjidhja e problemit. Ekspertët shpjegojnë se pagat në sektorin privat rriten si rezultat i kërkesë- ofertës, siç dhe ka ndodhur së fundi.

“ Në vitin 2022, sektori privat i ka rritur me të paktën 18% pagat. I ka rritur vetë dhe jo me vendim qeverie. I ka rritur sepse niveli i burimeve njerëzore që kërkonin kompanitë dhe nevoja për të marrë burime të kualifikuara i detyruan të rrisin pagat, dhe vazhdon t’i detyrojë të rrisë pagat, sepse po të shikoni dhe fluksin e madh të lëvizjeve të punonjësve brenda dhe jashtë vendit, sigurisht është e nevojshme rritja e pagave”- vijoi Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.

Paga mesatare në sektorin privat për vitin 2022, sipas INSTAT, ishte 58 mijë lekë krahasuar me 70 mijë në sektorin publik. Prej disa vitesh hendeku ka qenë 32%, por në vitin 2022 ai zbriti në 20%, që do të thotë se sektori privat ka reaguar, sipas studiuesve, ndaj mungesës së fuqisë punëtore duke rritur pagat. Që prej vitit 2019 pagat në këtë sektor janë rritur me 22 %, krahasuar me 11% në sektorin publik, që gjithashtu siç shprehen ata është një shenjë pozitive.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të marrë një vlerësim në lidhje me argumentat e ekspertëve por nuk mori përgjigje. Por përtej analizave ekonomike, analistët kanë ngritur shqetësimin se rritja e pagës minimale si dhe njoftimet e qeverisë për rritjen e pagës mesatare, po bëhen përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, dhe se këto mund të ndikojnë tek votuesit. Kodi zgjedhor e ndalon qeverinë të ndërmarrë nisma të tilla, vetëm para zgjedhjeve parlamentare.

“Kodi zgjedhor nuk e ndalon qeverisë, sepse çuditërisht ka vendosur kufizime vetëm për zgjedhjet politike, por nga ana etike dhe morale kuptohet kjo nuk shkon. Këto rritje pagash duke përfshirë dhe ato të lajmëruara nga qeveria në sektorin publik së fundi, kuptohet që kanë ndikim direkt në shijet e votuesve”- argumentoi Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .

Autoritetet i kanë hedhur poshtë kritikat se rritja e pagës minmale dhe premtimi për rritjen e pagës mesatare, në 900 euro, po bëhen me qëllim për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet vendore të 14 majit, por ekspertët nuk shohin logjikë ekonomike në to. Ata mendojnë se një rritje e pastudiuar e pagave, në kushtet kur inflacioni është rreth 7% dhe parashikimet për vitin 2023 flasin për rritje ekonomike të ngadalësuar në 2.6%, mund të sjellë pasoja të rënda./ VOA



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

15 Maj, 2025 2:49 pm
Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
Rajoni

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

15 Maj, 2025 2:35 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

15 Maj, 2025 1:55 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

15 Maj, 2025 1:48 pm
“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…
Aktualitet

“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…

15 Maj, 2025 1:39 pm
Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus
Aktualitet

Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus

15 Maj, 2025 1:26 pm
Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje
Aktualitet

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

15 Maj, 2025 1:24 pm
Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
Aktualitet

Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

15 Maj, 2025 1:05 pm
Para
Zgjedhjet/ Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, përfaqësojnë krimin

Zgjedhjet/ Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, përfaqësojnë krimin

PD e Alibeajt kërkon çregjistrimin e kandidatit të PS në Mallakastër

PD e Alibeajt kërkon çregjistrimin e kandidatit të PS në Mallakastër

RENEA në Elbasan, kontrolle në tregun në pronësi të babait të Suel Çelës

RENEA në Elbasan, kontrolle në tregun në pronësi të babait të Suel Çelës
















TE FUNDIT

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
15 Maj, 2025

Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues...

Lexo më shumë

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
15 Maj, 2025

Të katër liderët e partive parlamentare shqiptare kanë shkuar në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, në përpjekje për...

Lexo më shumë

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
15 Maj, 2025

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora. Përmes një shkrese zyrtare dërguar...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com