Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e pagave, Berisha: Duhet të fokusohemi tek minimumi jetik, jo tek rrogat

2023/05/24 at 2:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e pagave, Berisha: Duhet të fokusohemi tek minimumi jetik, jo tek rrogat

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje se në seancën plenare të ditës së nesërme duhet të fokusohen te minimumi jetik i shqiptarëve dhe jo te rrogat e ministrave e deputetëve.

Duke folur për këtë çështje, ai tha se për të më e rëndësishme është që në Shqipëri të vendoset minimumi jetik prej 200 Euro.

Berisha kërkoi gjatë fjalës së tij, që të përgatisin amendamentin dhe ta dorëzojnë për të diskutuar ditën e nesërme në Parlament, që sipas tij është plotësisht i përballueshëm.

“Emergjenca e emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik. Ne duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit. Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 Euro. Ndaj dhe ne do kërkojmë në mënyrë të prerë hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e mimimunit jetik. E kemi premtuar dhe gjatë fushatës, Shqipëria i ka të gjitha kushtet për të përballuar, ndaj dhe minimumi jetik nënkupton këtë që nuk ka shqiptarë që nuk do ketë 200 Euro pagë mujore për ekzistencën e tij.

Nuk është e vërtetë që kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është një shtesë mbi pensionet po, një shtesë mbi ndihmën ekonomike po, një shtesë mbi ata që s’kanë asgjë, por kjo është plotësisht e përballueshme dhe ju garantoj që çdo shtet do tregonte përgjegjësinë më minimale ndaj qytetarëve të vetë, katastrofën e pagave do ta fillonte me minimumin jetik. Ndaj dhe ne në parlament do bëjë një betejë të fuqishme për të amenduar ligjin dhe filluar jo nga rrogat e deputetëve, Presidentit dhe ministrave por nga minimumi jetik. Është plotësisht i përballueshëm. Mendoj të përgatisim amendamentin ta dorëzojmë dhe nesër kjo është tema jonë në parlament”, u shpreh Sali Berisha.

Kujtojmë që ditën e nesërme pritet që në Parlament të diskutohet dhe votohet projektligji për rritjen e rrogave për të gjitha kategoritë, përfshirë këtu edhe ministrat e deputetët të cilët një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë i dyfishuan vetes pagat./Opinion.al

Etiketa: minimum jetikparlamentsali berishashqiptare

Ju sugjerojmë

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person
Kronikë

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person

10 Gusht, 2025 10:53 am
Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
Kryesore

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

10 Gusht, 2025 10:44 am
Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari
Kronikë

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari

10 Gusht, 2025 10:29 am
Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë
Politikë

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë

10 Gusht, 2025 10:14 am
Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”
Bota

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

10 Gusht, 2025 10:10 am
Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?
Bota

Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

10 Gusht, 2025 10:05 am
Maliq/Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm,banorët e fshatit Zvezdë në protestë
Aktualitet

Maliq/Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm,banorët e fshatit Zvezdë në protestë

10 Gusht, 2025 10:03 am
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Kryesore

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë

10 Gusht, 2025 9:58 am
SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti
Bota

SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti

10 Gusht, 2025 9:31 am
Para
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete 49-vjeçarja

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete 49-vjeçarja

DASH: Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

DASH: Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

Dëm rreth 95 mln lekë, kallëzohet në SPAK drejtori i Kadastrës në Fier

Dëm rreth 95 mln lekë, kallëzohet në SPAK drejtori i Kadastrës në Fier

TE FUNDIT

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
10 Gusht, 2025

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është dhunuar nga disa persona, gjatë një dasme mbrëmjen e 8 gushtit në Prishtinë. Sipas...

Lexo më shumë

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person
10 Gusht, 2025

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e...

Lexo më shumë

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
10 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e...

Lexo më shumë

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari
10 Gusht, 2025

Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com