Pas rritjeve të shifrave të infektimeve Covid në Shqipëri, Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin e të gjitha çështjeve gjyqësore, me përjashtim të atyre me karakter urgjent, për një periudhë dy javore.
Sipas vendimit të marr nga këshilli i kësaj gjykate, periudha e pezullimit të çështjeve nis më 13 Nëntor 2020 dhe përfundon më 27 Nëntor, me qëllimin marrjen e masave për kufizimin e përhapjes së Covid -19./Opinion.al