Me anë të një deklarate për media ka reaguar nënkryetari i LSI-së Luaan Rama, lidhur me akuzat e bëra Këshilltarët e PD-së, në Bashkinë e Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit, pasi Veliaj pranoi kërkesat e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Ne do te kthehemi në mbledhje vetëm kur të bindemi që mbrohet dhe i shërbehet interesit qytetar. LSI nuk është pjesë e asnjë pazari! LSI është pjese vetëm e shqetësimit qytetar! Është skandaloze që UKT nuk faturon dot më shumë se sa 30% të konsumimit të ujit. Ka një mijë mënyra se ku mund të rriten të ardhurat e kësaj ndërmarrjeje. Ne do jemi pjesë e reformimit të kësaj ndërmarrjeje. Nuk mund të jetë ky propozimi bazë. Nëse pas një procesi transparent reflektohen propozimet tona dhe natyrisht duke diferencuar çmimet për bizneset…LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi.