Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të patentave në vend.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Berisha hedh akuza ndaj kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, të cilin e cilëson si “hajdut i papërmbajtur”.
Më tej ai thotë se qytetarët tani shkojnë në Kosovë për patentë, ku ka një çmim më të ulët krahasuar me vendin tonë.
“Gonxhe, një hajdut i papërmbajtur, dyfishon çmimin e patentave! Qytetarët tani shkojnë në Kosovë për patentë, aty nuk vidhet”-shkruan Berisha.
Kujtojmë se nga 45 mijë lekë që ka qenë deri tani pajisja me një patentë pritet të shkojë në çmimin 85 mijë lekë./Opinion.al