Kryesore

Rritja e çmimit të naftës, Rama prezanton masën e parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 10/03/22 |
Opi Nion

Në të njëjtën kohë që para zyrës së tij qytetarët e revoltuar për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin online me qytetarët ku shpjegon arsyet e situatës së krijuar në vendin tonë.

Rama prezantoi edhe masën e parë të qeverisë për frenimin e mëtejshëm të çmimit në naftës në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se brenda 48 orësh do të ngrihet një bord special ku do të jenë pjesë qeveria dhe furnitorët e naftës. Sipas kryeministrit Rama asnjë çmim në tregun e naftës nuk do të vendoset pa u miratuar më parë nga ky bord.

 ‘Përveç faktit se nafta është produkt dhe qevberiua nuk mund të hyjë në çmimet në treg. Por ky vend është në luftë pasi lufta ka ardhur me fatyrën e çmimit të naftës, prandaj ne do ta trajtojmë këtë situatë si në luftë, për të frenuar çdo spekulant për çmimi9n e naftës. Brenda 48 orësh do të shpalosim planin tonë me një akt ligjor, një bord për naftën, ku furnizohet e vendit do të jenë në tavolinë me qeverinë, dhe ku marzhi i fitimit do të përcaktohet në atë tavolinë dhe ku do të flitet për të gjitha aspektet nga grumbullimi tek shfrytëzimi. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen pa u miratuar nga bordi superspecial, që do të jetë një tryezë e përbashkët e furnitorëve dhe qeverisë. Sot nuk është dita për të fituar, është dita për të rezistuar’,-tha Rama./ Opinion.al

Pas