Kryesore

Rritja e çmimit të karburantit, Berisha: Çmenduri dhe vjedhje nga qeveria



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:10 - 17/06/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për rritjen e çmimit të karburantit në 265 lekë për litër.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se se ky çmim është abuzim ndaj qytetarëve nga ana e Bordi të Transparencës, që sipas tij, urdhërohet nga kryeministri Edi Rama.

Berisha thotë se Shqipëria ka çmimin më të lartë karburantit në rajon, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të dalin kundër qeverisë dhe për të ndaluar rritjen e çmimeve.

Postimi i Berishës

Nafta arrinë në 265 lekë për litër. Rritje tjetër stratosferike e çmimit të naftes. Bordi komunist i Edi Ramës nuk ka të ndaluar!

Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmënduri! Abuzim! Vjedhje!

Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes.

Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar. sb

Pas