Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, mijëra familje në kushte mbijetese

2022/07/04 at 8:54 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, mijëra familje në kushte mbijetese

Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve e ka përkeqësuar situatën për mijëra familje në kushtet e varfërisë në Shqipëri. Qarku i Gjirokastrës është nga më të prekurit, ku një pjesë e madhe e familjeve me ndihmë ekonomike jetojnë në zonat ku papunësia prej vitesh është e lartë. Institucionet shtetërore të mbrojtjes sociale thonë se 6 muajt e fundit kanë rritur ndihmën për familjet me shumë pjesëtarë.


Tregu i sendeve të përdorura është nga vendet më të populluara të Gjirokastrës, një tregues i varfërisë së qindra familjeve që nuk arrijnë të sigurojnë dot të ardhura për të plotësuar nevojat. Por kohët e fundit rritja e çmimeve të ushqimeve po i shtyn qindra familje në kushte mbijetese.

Në një nga lagjet e Gjirokastrës që quhet “Blloku i furrave”, Pëllumb Kuci, 55 vjeç, thotë se është i papunë dhe e shënon emrin në lista për të marrën bukën e përditshme në një njësi ushqimesh fare pranë banesës.

“Jeta është bërë e vështirë pasi çmimet janë rritur tej mase dhe është e pamundur ta përballosh. Unë aktualisht nuk kam asnjë të ardhur, figuroj i papunë”, thotë ai.

Pëllumbi po përpiqet të gjejë një punë, por është edhe në proces të kërkimit të ndihmës ekonomike në Bashki.

Ai thotë më tej se deri para pak kohësh jetonin në familje me pensionin e të atit, i cili ndërroi jetë.

“Thuaj me atë pensionin e tij rrotulloheshim, ndërsa tani po të vesh tek ai dyqani ushqimor mund të shohësh që e marrim bukën me listë. Është viti 2022 dhe e hamë bukën me listë”, thotë ai.

Majlinda, një fqinje, po kështu është në vështirësi ekonomike në familjen e saj. Ajo e humbi mbështetjen ekonomike në bashki pasi u fut përkohësisht në punë, por tani e ka të pamundur të punojë prej problemeve shëndetësore.

“Kishim atëherë ndihmë ekonomike, por ma prenë se u futa në punë. Tani është shumë e vështirë të ma rikthejnë, megjithëse i kam thënë burrit të shkojë dhe të interesohet në bashki se mos na e rikthejnë pasi unë nuk shkoj më në punë”, thotë ajo.

Majlinda thotë se kërkoi të përfshihej tek personat me invaliditet dhe udhëtoi edhe në Tiranë për të kryer aplikimin, por ende kjo nuk i është aprovuar.

Majlinda , djali dhe bashkëshorti jetojnë tani vetëm me të ardhurat që burri siguron kur punon në kohë të pjesshme ku të mundet.

Banorët e varfër të kësaj lagjeje në jo pak raste i marrin ushqimet me listë, thotë Natasha Shena që shet në një njësi të vogël ushqimore duke treguar fletoren e detyrimeve të klientëve.

“Puna është bërë shumë keq, çmimet janë ngritur, por rrogat nuk janë ngritur; ku do falen të varfërit , tek ne dyqanet e vogla se tek të mëdhenjtë i kanë me lekë, ne i kemi me lista” , thotë ajo.

Natasha thotë se çmimet e produkteve kryesore ushqimore janë rritur dhe kjo rritje vazhdon për artikujt kryesorë ushqimorë.

“Mielli, sheqeri, orizi, vaji edhe makaronat, këto janë rritur . Ka vajtur vaji 4 mijë lekë, sheqeri një mijë e treqind, kryeministri tha do ulen këto të shportës, do ngelen stabël. Por sot i morëm furnizimet e muajit ne dhe janë rritur, vaji 4 mijë, orizi një mijë e pesëqind, ky më i liri se ai tjetri është me dymijë lekë, edhe bulmeti, kosi,qumështi janë rritur me njëqind lekë sot për litër nga sa ishin muajin e kaluar”, thotë ajo.

Detyrimet në listë, për jo pak familje, Natasha i ka fshirë pasi e kanë të pamundur të paguajnë.

“Nuk kam shpresë. I paguajnë gjysmat e njerëzve, jo të gjithë. Ka të tjerë që nuk paguajnë, kanë dy vjet dhe ikën ato. Herë i fshijmë po na ndihmon Zoti se kemi dhe pak punë dhe ua falim detyrimet. I ndihmojmë edhe njerëzit, p.sh. perimet që ngelen ua japim falas se i besojmë në varfërinë e tyre se edhe ne s`kemi qenë të pasur, të varfër kemi qenë”, thotë ajo.

Në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale Shtetërore në Gjirokastër drejtuesja Magdalena Margariti thotë se për periudhën janar-qershor 2022 është rritur masa e ndihmës ekonomike.

“Drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror trajton rreth një mijë familje me ndihmë ekonomike, nga rreth 1100 aplikantë që janë në Qarkun e Gjirokastrës. Janë mbështetur me dyfishim të ndihmës ekonomike për periudhën janar – qershor familjet që kanë mbi tre fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe 10 % rritje të ndihmës ekonomike kanë përfituar familjet e tjera që trajtohen. Vazhdimisht qeveria ka ndërmarrë programe mbështetëse për këto familje për të përballuar krizën dhe rritjen e çmimeve dhe për t`u ardhur në ndihmë”, thotë ajo.

Zonja Margariti thotë se nuk sheh si zgjidhje për shumë familje ndihmën ekonomike, por punësimin.

“Ajo që dua të theksoj është se ndihma ekonomike nuk është zgjidhja. Ndihma ekonomike është një mbështetje që shteti u jep këtyre familjeve të varfra për të zgjidhur disa probleme. Por nuk mund të ketë mirëqenie duke jetuar vetëm me ndihmën ekonomike. Ne u bëjmë thirrje njerëzve që janë aplikantë tek ne apo përfitues, të orientohen drejt punësimit. Ne po bashkëpunojmë intensivisht kohët e fundit me zyrat e punës për t`i orientuar aplikantët për ndihmë ekonomike, apo përfituesit, në këtë drejtim” , thotë ajo.

Zonja Margariti thotë se zonat më të prekura nga nevojat ekonomike janë ato ku nivelet e papunësisë janë tejet të larta.

“Bashkitë që kanë numrin më të madh të familjeve me ndihmë ekonomike janë Bashkia Memaliaj, Bashkia Tepelenë, Bashkia Këlcyrë ku ndihet më shumë nevoja për mbështetje apo ndihmë finaciare të këtyre familjeve”, thotë ajo.

Ndihma ekonomike në Shqipëri është rreth 80 dollarë në muaj për rreth 62 mijë familje në të gjithë vendin dhe me rritjen e çmimeve kjo shumë është tejet modeste për të pëballuar nevojat.

Sipas të dhënave zyrtare, ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë shënuan rënie 6 muajt e parë të këtij viti në nivel kombëtar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Analistët e ekonomisë vlerësojnë se qeveria po dërgon fonde të pamjaftueshme për shtresat në nevojë në raport me mundësitë që janë krijuar nga rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Rritja e ndjeshme e çmimeve, më parë nga pandemia COVID-19 dhe tani edhe nga lufta në Ukrainë, ka shtuar nevojën e familjeve të varfëra që jetojnë në kufijtë e mbijetesës./Voa



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Të shtënat me armë zjarri në Kopenhagë, 22-vjeçari vrau të paktën 3 persona

Të shtënat me armë zjarri në Kopenhagë, 22-vjeçari vrau të paktën 3 persona

Nis regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, Evis Kushi:Aplikimi në e-Albania

Nis regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, Evis Kushi:Aplikimi në e-Albania

Lukashenko: Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë

Lukashenko: Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com