Kryesore

Rritja e çmimeve/ Taulant Balla zbulon sa do të jetë çmimi i grurit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:29 - 18/06/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me fermerët në Fier, ku ka folur lidhur dhe për rritjen e çmimeve.

Balla gjatë fjalës së tij u ndal dhe tregtimi i grurit, për të cilin tha se i është rritur çmimi dhe për pasojë është rritur edhe çmimi i bukës.

Balla tha se beson që i gjithë prodhimi i këtij viti do të shitet dhe për më tepër me çmim më të lartë.

“E vërteta është se nëse vjet është shitur me 260 lekë sot është me 500 dhe kjo tregon se kjo është edhe për shkak të situatës globale të shitjes së drithërave”, tha Balla.

FJALA E PLOTË:

Kemi komunikuar edhe me kryepleqtë e fshatrave ose dhe shoqatat e bujqve për te nxitur që ata të jene më të bashkuar me njeri tjetrin në marrëdhënien e tyre me grosistët. Gjatë ditës kam pasur kontakt me një pjesë të madhe të atyre që janë tregtarët më të mëdhenj dhe mund t’ju them që këtë vit çmimi i shitjes së grurit do të jetë mbi 50 lekë, një çmim dy fish më i lartë nga viti i kaluar. Besoj që i gjithë gruri, prodhimi vendas, jo vetëm do të shitet por do të shitet me çmime më të lartë. Ajo që është e rëndësishme është që bujqit të bëhen bashkë dhe të mos bie pre e atyre që janë grosistët, pra blerësit. Sot kam komunikuar me bujq dhe tregtarët që  çmimi i shitjes të jetë ne nivelet që thashë më lartë. Duhet të pranojmë që prej 30 vitesh jemi në ekonomi tregu dhe çmimi në ekonomi tregu është një ekuacion mes kërkesës dhe ofertës, por në kushtet kur në tregun global ka rritje të drithërave, në këtë çmim asnjë prej bujqve nuk do të ketë humbje.

A do të ketë një organizim të ministrisë së bujqësisë apo fermerët do të organizohem vetë?

Ministria e bujqësisë ka qenë e qartë për këtë çështje. E vërteta është se nëse vjet është shitur me 260 lekë sot është me 500 dhe kjo tregon se kjo është edhe për shkak të situatës globale të shitjes së drithërave. Ajo që biem dakord është që ky është një vit shumë i mbarë, por jam i sigurt që cilësia e grurit vendas është e lartë dhe të gjithë e kërkojnë dhe besoj që sasia e grurit do të tërhiqet. Për vitet më pas duhet të mendojmë që të rrisim kapacitetet e grumbullimit. Pra një prej problematikave është se bujqit nuk kanë ku të akumulojnë prodhimin. Shpesh herë abuzimi vjen nga pamundësia për ta grumbulluar duke e detyruar ta shesin ata menjëherë. Nuk është e vërtetë që sot çmimi i grurit është 360 lekë, përkundrazi pasi kam komunikuar sot dhe në ditët e kaluara dhe mendoj që çmimi mesatar është 450-500 lekë.

Pas