Në 2016 uria goditi 815 milionë njerëz. Kjo do të thotë se 11% e popullsisë globale jeton në kushte ekstreme të varfërisë dhe nuk mund të përballojë mallra thelbësore për jetuar si uji dhe ushqimi.
Të dhënat dalin nga raporti “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Botë 2017” nga agjencitë e OKB-së FAO, IFAD dhe WFP.
Studimi konstaton se rreth 38 milionë të uritur më shumë se në vitin 2015 “në një pjesë të madhe vinë për shkak të përhapjes së konflikteve të dhunshme dhe goditjeve klimatike.”
Trendi negativ është kryesisht i dukshëm në Afrikën Sub-Sahariane, Azinë Juglindore dhe Azinë Perëndimore.
Sipas raportit të OKB-së, rritja e urisë në botë vjen kryesisht nga përhapja e konflikteve, ku situata në zonat e luftës është përkeqësuar në masë të madhe.
Ndër shkaqet e tjera janë edhe ngjarjet klimatike katastrofike që kanë pllakosur planetin tonë gjatë viteve të fundit.
Objektivi i vendosur në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të nënshkruar në vitin 2015 nga vendet e OKB për një botë pa uri dhe kequshqyerje deri në vitin 2030 duket se po lëviz.
Sot, ende 155 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeçare janë të pazhvilluar. Ndërsa një e treta e grave të moshës për lindje fëmijësh vuajnë nga anemia, çfarë ka të ngjarë të rrezikojë shëndetin dhe ushqyerjen e shumë fëmijëve./oranews