Sipas të dhënave të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është bërë e ditur se 80% e të prekurve nga Koronavirusi janë të sëmurë ose të moshuar.
Gjithashtu sipas studimit në rrezik të lartë janë edhe personeli mjekësor.
Vdekshmëria nga Koronavirusi, i cili tashmë ka emrin Covid-19 e ka shkallën 2.3%, ndërsa në Hubei, e cila është dhe krahina më e prekur shkalla e vdekshmërisë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.
Numri i viktimave deri tani ka shkuar në 1,868 persona të vdekur dhe 72,436 zyrtarisht të prekur nga virusi./Opinion.al/