Bota

Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Kinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:27 - 15/06/20 |
Opi Nion

Pekini ka regjistruar 36 raste të reja lokale me koronavirus, teksa janë ngjallur shqetësimet për valë të dytë të këtij virusi në kryeqytetin kinez. Vetëm të shtunën janë regjistruar 36 raste të reja.

Ky qytet nuk kishte raportuar për raste të reja në më shumë se 50 ditë. Nën-presidenti kinez, Sun Chunlan, u ka bërë thirrje zyrtarëve të marrin “veprime vendimtare”, duke paralajmëruar se rreziku i përhapjes është shumë i madh.

Ky shpërthim është lidhur me tregun më të madh të qytetit. Global Times ka raportuar se 79 raste janë të lidhura me tregun Xinfadi. Tri provinca tjera po ashtu kanë raportuar raste të konfirmuara, që dyshohet se janë të lidhura me Pekinin.

Mediat lokale kanë raportuar se virusi është identifikuar në dërrasat për prerje të salmonit të importuar, çka ka shtyrë dyqanet e mëdha në Pekin, që të largojnë këtë lloj peshku nga raftet e tyre. Shkollat dhe kopshtet e fëmijëve janë mbyllur derisa hapja e shkollave për klasët e para, që ishte besuar se mund të ndodhte të hënën, është shtyrë për afat të pacaktuar, ka raportuar Global Times.

Pas