Është rritur numri i viktimave nga COVID-19 në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se kanë humbu jetën 72 qytetarë nga COVID-19, nga 36 që ishin një ditë më parë.
Me këto shifra bilanci i viktimave që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 130 mijë.
Gjithashtu, nga 318 mijë testime të kryera 4021 prej tyre rezultuan pozitiv. Aktualisht në të gjithë Italinë janë 122 mijë persona aktiv me Covid./ Opinion.al