Në Italinë fqinje është rritur numri i viktimave, por janë ulur rastet e reja me koronavirus.
Kështu, sipas të dhënave të fundit të raportuara nga autoritetet në harkun kohor të 24 orëve, Italia ka regjistruar 636 viktima, 111 më pak se ditën e djeshme.
Por nga ana tjetër bëhet me dije se numri i rasteve të reja me koronavirus është 1941, rreth 1 mijë raste më pak se ditën e djeshme.
Në total, Covid-19 u ka marrë jetën 16 523 personave në Itali, mes tyre 87 mjekë.
Nga ana e tyre, autoritetet nuk kanë më dyshime se situata është drejt një përmirësimi të ngadaltë, por të qëndrueshëm./Opinion.al