Një tjetër person ka humbur jetën nga koronavirusi në Pejë të Kosovës.
Sipas informacioneve, pacientja ka pasur edhe sëmundje të tjera, por nuk jepen më shumë detaje. Po ashtu, bëhet e ditur se në spitalin e Pejës po trajtohen gjithsej 61 pacientë me COVID-19.
Prej tyre, një pacient është në gjendje të rëndë, 11 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa të tjerët janë në gjendje më stabile, thuhet në njoftim.
Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5,118 raste pozitive me koronavirus.
Deri të hënën mbrëma, nga IKSHPK-ja kanë qenë të konfirmuara 108 viktima dhe 2,370 raste të të shëruarve.