Rajoni

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:39 - 25/05/20 |
Opi Nion

Prej dy ditësh, në Kosovë nuk ka pasur asnjë rast të ri me Covid-19, por fatkeqësisht një 59-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në Klinikën Infektive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, viktima është shtetasi me inicialet A.H., nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19.

“Pacienti po trajtohej prej ditësh në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftim të ministrisë.

Deri tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13,262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1,032 raste.

Pas