Koronavirusi vijon të përhapet në Britaninë e Madhe. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 494 persona, ndërsa në total numri i viktimave është 33,186.
Ndërsa edhe numri i të infektuarve është rritur me 3,242 raste të reja ku në total, 229,705 persona janë prekur. Kurba e pandemisë në Britani është shumë e paqëndrueshme ku vetëm përpara dy ditësh u shënuan jo rreth 200 viktima.
Në disa raporte të publikuara, numri i vërtetë i viktimave mund të jetë mbi 44 mijë por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 1,522,258 tampone./ Opinion.al