51 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Serbi.
Instituti i Shëndetit Publik në Serbi “Dr.Milan Jovanoviq Batut”, bën me dije se se po gjatë këtij harku kohor janë shënuar 6.412 raste të reja me koronavirus nga 19.572 teste të kryera.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit 2020, në Serbi kanë vdekur 8.331 njerëz. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 955.672.
Javën e fundit, Serbia është në vendin e parë në Evropë, dhe në vendin e katërt në botë, sipas numrit të rasteve të reja të koronavirusit për 1 milion banorë, sipas të dhënave nga faqja worldometers.info. Megjithatë Shtabi i Krizës nuk ka planifikuar ende vendosjen e asnjë mase kufizimi.