Italia ka regjistruar 541 viktima nga COVID-19 dhe 10,593 raste të reja në 24 orët e fundit.
Sot numri i viktimave është më i lartë se një ditë më parë ku u konfirmuan 420 viktima. Ndërkohë, 19,256 janë shëruar sot.
Ndërkohë, shkalla e pozitivitetit ka rënë në 4.1%, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, në Itali ka pasur 2,485,956 raste dhe 86,422 vdekje./ Opinion.al