Bota

Rritet numri i viktimave me COVID-19 në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 06/04/21 |
Opi Nion

Është ulur numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit  janë regjistruar 7.767 raste të reja me koronavirus nga 112962 tamponë.

Ndërkohë, sot u shënuan 421 viktima. Shifra është rritur ndjeshëm në krahasim me 24 orët e kaluara, që ishin 296.

Të shëruarit sot sipas autoriteteve italiane, janë 21733 qytetarë. Problemi kryesor për Italinë është Lombardia përsa i përket infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

Në spitale në total janë 3743 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv. Në krahasim me dje, në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të lehtë./ Opinion.al

Pas