Italia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave nga COVID-19 dhe të qytetarëve të infektuar.
Autoritetet shëndetësore në këtë shtet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 45 qytetarë si pasojë e COVID.
Po ashtu, gjatë këtj harku kohor në këtë shtet janë regjistruar 7,409 raste të reja me COVID-19.
Sipas të dhënave të autoriteteve, në Itali është rritur edhe numri i të sëmurëve që kërkojnë trajtim në spital./ Opinion.al