Shkon në 5 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia.
Ministri njoftoi se një rast është ai i një 42-vjeçari, i cili ka qenë në kontakt me personin e parë, për të cilin është raportuar një ditë më parë.
Ndërsa e infektuara tjetër, është një 37-vjeçare, që ka mbërritur nga Italia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës më 1 mars.
“Vendqëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës”, është thënë mes të tjerave në njoftim.
Të premten, Kosova konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, një 77 vjeçar dhe një 20-vjeçare nga Italia. Ndërkaq, sot gjatë ditës, autoritetet njoftuan se edhe një 39-vjeçar ishte infektuar pas kontaktit me 77-vjeçarin nga Stublla e Vitisë./Opinion.al