TIRANE- 870 persona në shqipëri vuajnë nga HIV/AIDS. Ndërsa në botë numri i rasteve të reja ka ardhur në rënie, me afro 40% në 10 vjet, Shqipëria shënon rritje të rasteve të reja. Shumica e rasteve të reja janë meshkuj, ndërsa rruga seksuale mbetet kryesuese në transmetimin e sëmundjes. Frika nga paragjykimi i bën shqiptarët që jo vetëm të mos teston por në disa raste ta mbajnë të fshehte sëmundjen dhe të mos i nënshtrohen terapisë më antiretroviral, që i mban sa më gjatë në jetë.