Rajoni

Rritet numri i të infektuarve me COVID- 19 në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 26/05/20 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar nëntë raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, është thënë në njoftim.

Po të martën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 794.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1.047 raste me koronavirus. Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur.

Pas