Bota

Rritet numri i rasteve me COVID, Austria rikthen masat kufizuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 11/08/21 |
Opi Nion

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, Austria ka vendosur të rikthej disa nga masat kundër pandemisë.

Komiteti i Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive shprehet se rastet ditore me koronavisur kanë arritur mbi 900, nivelin më i lartë që nga mesi i majit.

Masat e reja të rrepta hynë në fuqi në Linz, pasi incidenca javore u rrit në 332, shumë herë më e lartë se mesatarja kombëtare, e cila ishte 43 të hënën.

Në Linz, pjesë e Tirolit Lindor, maskat duhet të vihen përsëri kur qytetarët të shkojnë në markete. Maskat gjithashtu janë bërë të detyrueshme për të gjitha evenimentet, të cilat tani janë të kufizuara deri në 100 persona. Në komunat Innervillgraten dhe Oberlienz, një test negativ tani është i detyrueshëm për banorët e pavaksinuar që duan të largohen nga zona./ Opinion.al

Pas