Bota

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Itali, humbin jetën 336 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 16/02/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 336 pacientë, ndërsa nga 274,019 teste të kryera janë regjistruar 10,386 raste të reja.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve mbetet Lombardia me 1,396 të prekur , ndjekur nga Campania me mbi një mijë të prekur me Covid.

Nga ana tjetër specialistët e sëmundjeve infektive kanë ngritur alarmin për shkak të vonesës së vaksinave nga Moderna, pasi sipas tyre, gjetja e vaksinës ndihmoi në uljen e infeksioneve dhe vonesa të tilla më përhapjen e mutacioneve të reja të COVID, mund të sjellë rritje të rasteve edhe të viktimave./ Opinion.al

Pas