Rajoni

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 29/06/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore greke raportojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 qytetarë nga COVID-19, teksa janë shënuar 605 raste të reja.

Aktualisht numri i pacientëve që janë të intubuar në spitale është 204. Krahasuar me ditën e djeshme sot në vendin fqinj ka pasur një rritje të numrit të infektive dhe fataliteteve, pasi të hënën ishin 362 raste të reja dhe 8 humbje jete.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.

Me kalimin e muajve gjendja u përmirësua ndjeshëm dhe tashmë Greqia prej disa javësh ka hapur “portat” për turistët./ Opinion.al

Pas