Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë në Itali

2019/08/13 at 9:04 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë në Itali

Numri i emigrantëve ileaglë shqiptarë shënoi rritje gjatë vitit 2018 në shtetin fqinj, duke u renditur si vendi i dytë me shifrat më të larta pas Marokut. Krahasuar me një vit më parë numri i emigrantëve ilegalës është rritur me gati 30%, (nga 2330 në 2017-n në 3025 në 2018-n) shkruan media italiane Il Sole 24.

Pjesa më e madhe e tyre sipas analizës së publikuar i përksin grupmoshës 17-34 vjeç, me rreth 1920 individë të identifikuar sipas të dhënave të publikuara. Për grupmoshën më të mëdhenj se 35 vjeç janë identifikuar 1100 emigrantë shqiptarë që qëndrojnë në mënyrë ilegale.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat), janë gjetur 27,000 emigrantë ilegalë në Itali në vitin 2018, rreth 10 mijë më pak krahasuar me 2017. Pjesa më e madhe e tyre ishin meshkuj, të rinj midis 18 dhe 34 vjeç me origjinë kryesore nga Maroku, Shqipëria dhe Tunizia.

Sipas vlerësimeve të Ocse, në Itali nuk ka një numër më të lartë emigrantësh të parregullt krahasuar me vendet e tjera. Vitet e fundit, autoritetet kanë identifikuar nga 4 deri në 6 emigrantë të paligjshëm për 10,000 banorë, shumë më pak se ata të identifikuar në vendet e tjera si për shembull në Austri ose Gjermani, apo edhe Francë, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanjë, për të mos përmendur Greqinë, e cila ka pasur vlerat më të larta për një farë kohe.

Shqiptarët ilegalë në BE

Nuk është i pakët numri i shqiptarëve që në pamundësi për t’u pajisur me dokumentacionin dhe lejet përkatëse janë detyruar që të jetojnë ilegalisht në një nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat vetëm në vitin 2018 janë identifikuar në të gjithë bashkimit europian 34,810 shqiptarë ilegalë. Megjithatë krahasuar me një vit më parë numri i tyre ka ardhur në rënie duke u zvogëluar me 13%, nga mbi 40 mijë që ishte në 2017-n.

Të dhënat në dekadën e fundit tregojnë se numri i shqiptarëve që jetojnë ilegalë në BE ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Para 10 vitesh, në vitin 2009 u shënuar rekordi i kësaj dekade, ku në Europë numëroheshin 69 mijë shqiptarë. Më pas numri i tyre shënoi ulje, veçanërisht pas heqjes së vizave për shqiptarët në zonën Shengen në 2011, ku numri i shqiptareve ilegalë ishte 17,245.

Ndër vite Greqia ka raportuar numrin më të lartë të emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë pa letra. Në vitin 2018 numri i shqiptarëve që qëndronin në mënyrë të jashtëligjshme në Greqi ishte 11,190, apo sa 32% e totalit të shqiptareve ilegalë në të gjithë BE-në.  Në vend të dytë renditet Gjermania, ku sipas Eurostat në 2018-n janë identifikuar 6570 shqiptarë që jetojnë atje ilegalisht, rreth 38% më pak në krahasim me një vit më parë, e ndjekur nga Franca me 4355, Mbretëria e Bashkuar me 3580. Ndërsa në Itali gjatë 2018-s u identifikuan rreth 3025 shqiptarë pa dokumentet përkatëse të qëndrimit, rreth 8% e totalit të ilegalëve në të gjithë BE-në. Numri i tyre në Itali u rrit me gati 600 emigrantë më shumë në krahasim me një vit më parë

2018-a shënoi rritje të numrit të emigrantëve shqiptarë ilegalë në Holandë. Holanda po kërkon që të vendosë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë. Në 2018-n u identifikuan rreth 1000 emigrantë ilegalë në Holandë, rreth 2.3 herë më shumë se një vit në parë. Numri i emigrantëve shqiptarë ilegalë në Holandë ka shënuar rritje veçanërisht në tre vitet e fundit.

Shifrat kanë qenë në rritje edhe në Spanjë, ku vetëm në vitin e fundit janë identifikuar 1035 emigrantë ilegalë, gati 30% më shumë se një vit më parë. Prej 2014 edhe emigrantët e identifikuar si ilegalë në vendin e Gadishullit Iberik kanë qenë në rritje./Monitor/

Etiketa: emigriitalishqiper

Ju sugjerojmë

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Bota

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

13 Tetor, 2025 10:21 am
KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

13 Tetor, 2025 10:16 am
Para
Vrasja e “ushtarit” të Met Kananit, ku po dyshon policia

Vrasja e “ushtarit” të Met Kananit, ku po dyshon policia

Korruptoi gjyqtarin, 41-vjeçari lihet në burg

Korruptoi gjyqtarin, 41-vjeçari lihet në burg

Plagosën me thikë 38-vjeçarin në Shkodër, pranga 3 personave

Plagosën me thikë 38-vjeçarin në Shkodër, pranga 3 personave

TE FUNDIT

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
13 Tetor, 2025

Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria...

Lexo më shumë

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
13 Tetor, 2025

Mbahet sot në Shqipëri Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon...

Lexo më shumë

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
13 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
13 Tetor, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë ditën e sotme duke numëruar komunat ku kadidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com