Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet numri i ekzekutimeve në botë

2023/05/16 at 11:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritet numri i ekzekutimeve në botë

Ekzekutimet në mbarë botën më 2022 kanë arritur në nivelin më të lartë në pesë vjetët e fundit, me Iranin që ka kryer më së shumti ekzekutime. Këto të dhëna kanë zbehur shpresat që ishin rritur pas heqjes së dënimit kapital nga gjashtë shtete, përfshirë Kazakistanin, tha organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI).


Në raportin vjetor për dënimet me vdekje, të publikuar më 16 Maj, grupi i të drejtave të njeriut tha se “në mënyrë shqetësuese” vitin e kaluar 90 për qind e 883 ekzekutimeve të konfirmuara në botë, me përjashtim të Kinës, janë kryer nga tri shtete nga 20 sa dihet se aplikojnë dënimet kapitale.

Të tri këto shtete janë në Lindjen e Mesme dhe Irani ka kryer më së shumti ekzekutime më 2022, përkatësisht 576. Ekzekutimet e kryera më 2022 në Iran përkojnë me protestat masive ndërkombëtare në këtë shtet, të organizuara për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe për shkak të shtypjes të të drejtave të njeriut nga Qeveria. Numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2021 ishte 314.

Pas Iranit, për nga numri më i lartë i ekzekutimeve është Arabia Saudite. Numri i ekzekutimeve në këtë shtet është trefishuar, nga 65 sa ishin kryer më 2021, në 196 më 2022. Kjo është shifra më e lartë e ekzekutimeve e regjistruar në Arabinë Saudite nga Amnesty International në 30 vjet. Ndërkaq, në vend të tretë qëndron Egjipti, shtet ku janë ekzekutuar 24 persona.

Amnesty International tha se duke parasysh të dhënat e paqarta nga disa shtete që aplikojnë dënimet me vdekje, shifrat e përdorimit të ndëshkimit kapital janë minimale dhe “numrat e vërtetë të ekzekutimeve ka të ngjarë që janë më të larta”.

Sikurse edhe në vitet e kaluara, Amnesty International nuk ka përfshirë shifrat e ekzekutimeve të kryera në Kinë, edhe pse Pekini aplikon ndëshkimin kapital më shumë se çdo shtet tjetër. Kjo organizatë tha se shkalla e përdorimit të dënimit me vdekje në Kinë është e paqartë pasi të dhënat për këtë çështje konsiderohen sekret shtetëror. Megjithatë, në raportin vjetor u tha se ekzekutimet në Kinë besohet se janë me mijëra.

“Shtetet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Afrikës së Veriut kanë shkelur ligjin ndërkombëtar, teksa ato kanë rritur numrin e ekzekutimeve më 2022, duke shfaqur një shpërfillje për jetën e njerëzve”, tha Agnès Callamard, sekretare e Përgjithshme e Amnesty International.

“Numri i personave që u privuan nga jeta u rrit në mënyrë dramatike në mbarë rajonin; Arabia Saudite ka ekzekutuar 81 persona brenda një dite. Së fundi, në një përpjekje të dëshpëruar për të shtypur pakënaqësitë popullore, Irani ka ekzekutuar njerëz vetëm sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre për protestë”, shtoi ajo.

Irani është përballur me trazira, që paraqesin kërcënimin më të madh të udhëheqjes fetare të Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979, që e solli këtë udhëheqje në pushtet.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Teheranin se përdor ekzekutimet për të “ndjellë frikë” në mesin e publikut, me qëllim që të ndalojë protestat që fituan momentum pas 16 shtatorit, kur vdiq Mahsa Amini, e cila ishte në paraburgim nën akuzat se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës.

Në raportin e Amnesty u theksua se aplikimi i dënimeve kapitale vitin e kaluar u rikthye në të paktën pesë shtete, përfshirë Afganistanin. Ndërkaq, më 2022 krahasuar me vitin paraprak, u dyfishua numri i ekzekutimeve për akuza të lidhura me drogën.

Ekzekutimet për akuza të lidhura me drogën paraqesin shkelje të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në të cilin thuhet se dënimet kapitale duhet të aplikohen vetëm për “krimet më serioze” – krimet që përfshijnë vrasje të qëllimshme.

“Afër 40 për qind e të gjitha ekzekutimeve të regjistruara ishin të lidhura me akuza për drogë. Më e rëndësishmja, shpesh ata që janë të pafavorizuar preken në mënyrë disproporcionale nga ky dënim i ashpër”, tha Callamard. “Është koha që qeveritë dhe Kombet e Bashkuara të rrisin presionin ndaj përgjegjësve të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të sigurojnë që të respektohen masat mbrojtëse ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Pavarësisht rritjes së ekzekutimeve, Amenty tha se ka vërejtur “një fije shprese” pasi gjashtë shtete kanë hequr dorë nga dënimi kapital qoftë krejtësisht, apo pjesërisht.

Kazakistani, Papa New Guinea, Sierra Leone dhe Republika Qendrore Afrikane vitin e kaluar kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet, ndërkaq Guinea Ekuatoriale dhe Zambia kanë hequr dënimin me vdekje vetëm për krimet e zakonshme. Deri në dhjetor të vitit 2022, 112 shtete kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet dhe nëntë shtete nuk e përdorin më dënimin kapital për krimet e zakonshme, tha Amnesty.

Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Kina, Egjipti, Irani, Iraku, Japonia, Kuvajti, Mianmari, Koreja e Veriut, Shteti i Palestinës, Arabia Saudite, Singapori, Somalia, Sudani Jugor, Shtetet e Bashkuara, Vietnami dhe Jemeni më 2022 kanë kryer dënime me vdekje, u tha në raportin vjetor të Amnesty International./REL



Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
PS deri tani në avantazh në Kukës, “Bashkë Fitojmë” fiton bashkinë Has

"Bashkë Fitojmë" fitoi në 7 bashki, por PS dhe PSD kryesojnë listën për këshill bashkiak

Humbi me 23 vota, kandidati i “BF” në Rrogozhinë: Beteja ligjore do të kthejë hakun

Humbi me 23 vota, kandidati i “BF” në Rrogozhinë: Beteja ligjore do të kthejë hakun

Erdogan synon të zhvillojë një bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn nesër

Zgjedhjet në raundin e dytë, Erdogan: 28 maji do të jetë fillimi i shekullit të Turqisë
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com