Bota

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga përmbytja e anijes së emigrantëve në Mesdhe


               Publikuar në : 02:45 - 25/09/16 |
root

Është rritur në 300 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga përmbytja e anijes së emigrantëve në Detin Mesdhe të mërkurën që lamë pas.

Zyrtarët egjiptianë kanë shpëtuar rreth 160 të mbijetuar nga anija e përmbytur këtë të mërkurë.

Nuk dihet ende për fatin e 150 njerëzve të tjerë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim.

Midis të pajetëve, janë 10 gra dhe një foshnjë, duke çuar numrin e emigrantëve që janë mbytur deri më tani në Mesdhe në 3.500.

Por, numri i përgjithshëm i emigrantëve të mbytur në vitin 2016 pritet të rritet dhe ta kalojë shifrën e vitit 2015, ku u mbyten 3.771, e që është numër rekord deri më tani.

Pas