Bota

Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Brazil


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:37 - 21/06/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në të gjithë botën. Situata paraqite shqetësuese në Brazil, ku  numri i viktimave vijon të jetë i lartë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Brazil në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1022 persona nga Covid-19, për ta çuar bilancin total të viktimave në rreth 50 mijë. Gjithashtu Brazili numëron dhe 1.067.579 persona të infektuar.

Brazili e konfirmoi rastin e parë me virusin e ri më 26 shkurt dhe përgjatë muajve virusi është përhapur me ritme të shpejta.

Ekspertët mendojnë se numri i personave të prekur mund të jetë më i lartë, kjo për shkak të strategjisë së ndjekur për testimin e popullatës./ Opinion.al

Pas