Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet me 50% numri i personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë në 2023

2023/07/25 at 9:07 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet me 50% numri i personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë në 2023

Çrregullimet mendore po përparojnë më shpejtësi në popullatën shqiptare, por fenomeni pësoi rritje të shpejtë pas pandemisë Covid-19.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë në 4-mujorin e parë të vitit aktual, numri u personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë u rrit me rreth 50%, duke arritur në 1122 pacientë nga 749 që ishin në 4-mujorin e parë 2022.

Shtrimet pësuan rritje edhe në shërbimet e tjera spitalore. Në 4 mujorin e parë rreth 99,500 persona u shtruan në spitale me një rritje vjetore 15%. Aktivitetet e spitaleve publike kanë shënuar rritje për të gjitha shërbimet tregojnë të dhënat.

Teksa barra e sëmundjeve po përparon në popullatë për shkak të plakjes së popullsisë dhe stilit të jetesës, disa shërbime shihet se kanë mangësi si në stafe dhe ambiente. Në një situatë të tillë janë edhe shërbimet spitalore për sëmundjet mendore dhe sëmundjet e zemrës.

Shqipëria ka një numër të ulët mjekësh për banorë, por numri i mjekëve psikiatër është shumë i ulët në raport me nevojat.

Mjekët psikiatër vlerësojnë se përhapja e sëmundjeve mendore në popullatë është me e lartë se raportimet zyrtare, pasi ka nën-diagnostikim të ulët për shkak të kulturës së ulët që ka popullata për të pranuar sëmundjen.

Më herët mjeket psikiatër të spitalit psikiatrik në QSUT pohuan se në spitalet psikiatrike gjithmonë shfaqet kjo tendencë, numri i pacientëve herë ulet dhe rritet. Kjo pasi disa pacientë kronikë të shtruar në psikiatri që përfundojnë mjekimin, rikthehen sërish për shtrime, pasi gjendja e tyre përkeqësohet nga përdorimi i substancave narkotike.

Pavarësisht se ankthi nuk mjekohet apo trajtohet nga spitalet psikiatrike, mjekët e poliklinikave pohojnë se rastet e pacientëve që vuajnë nga ankthi gjatë kësaj periudhe janë në rritje të lartë krahasuar me vjet.

Një nga mjekët psikiatër në Tiranë tha se pas ngjarjes së tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së Covid-19 vijon tendenca rritëse e pacientëve me shenja ankthi dhe depresioni.

Mjekja psikiatër veçoi se ngjarjet e shumta në vend, duke përfshirë aksidentet me humbje jetësh apo vrasjet, të transmetuara nga mediat, por edhe përcjella e tyre nga modelet e tjera të teknologjisë së informacionit po ndikojnë negativisht në shtimin e këtyre pacientëve, duke u shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Një tjetër faktor në shtimin e pacientëve me ankth mjekja psikiatër veçoi edhe ndryshimin e shpejtë të temperaturave.

Pandemia Covid -19, ndër simptomat më të rënda që la pas ishte shëndeti mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rritjen e kapaciteteve në shëndetësi për trajtimin e problemeve mendore.

Stresi, depresioni dhe sëmundjet mendore në përgjithësi u stimuluan nga disa ngjarje të paparashikuara vitit e fundit. Fillimisht tërmeti i vitit 2019, më pas pandemia Covid-19, lufta në Ukrainë dhe më pas çmimet e larta kanë krijuar destabiltet mendor dhe kanë përkeqësuar situatën e atyre me predispozitë depresioni.

Pas një stabilizimi në vitin 2022, numri i pacientëve në spitalin psikiatrik ju kthye rritjes. Mjekët pohojnë se të sëmurët neglizhojnë simptomat dhe trajtimin me medikamente deri sa vijnë në gjendje të rëndë që kërkojnë trajtim spitalor.

Një nga studimet më të mëdha të kryera (deri më tani) mbi efektet mendore që lë Covid-19, ka zbuluar se personat që shërohen nga virusi rezultojnë të vuajnë nga probleme psikiatrike ose neurologjike deri gjashtë muaj më vonë.

Studimi i botuar në revistën “Lancet Psychiatry” mori në vëzhgim të dhënat shëndetësore të mbi 23 mijë pacientëve që ishin rikuperuar nga Covid-19 dhe zbuloi se 34% e tyre kishin probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve./Monitor

Etiketa: probleme mendorepsikiatrishqiperishtim

Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Vala e zgjatur e të nxehtit në SHBA, rritet numri i pacientëve me djegie të rënda

Vala e zgjatur e të nxehtit në SHBA, rritet numri i pacientëve me djegie të rënda

Stuhi e fuqishme në Milano/ Ndërron jetë 58-vjeçarja, plagosen dhjetëra të tjerë

Stuhi e fuqishme në Milano/ Ndërron jetë 58-vjeçarja, plagosen dhjetëra të tjerë

Aksident i rëndë në Korçë/ Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

Aksident i rëndë në Korçë/ Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com