Në Bulqizë ka shkuar në 100 numri i të prekurve nga helmimi, që dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm. Sipas drejtorit të spitalit, Haziz Jella, i cili ishte dhe mjek roje mbrëmë tha se fluksi ka vijuar deri në orën 1 të natës.
Pas kësaj ore dhe deri tani në këto momente nuk ka. Ndërkohë sot pritet të dalin edhe analizat e ujit të pijshëm.
Të rritur dhe fëmijë kanë shfaqur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke.
Drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça nuk e ka pranuar se shkak i këtij helmimi masiv është uji i pijshëm. Të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës./ Opinion.al