Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet dhuna në familje, 4136 raste gjatë viti

2022/11/28 at 1:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritet dhuna në familje, 4136 raste gjatë viti

Statistikat e Policisë së Shtetit tregojnë se gjatë këtij viti është rritur dhuna në familje. Sipas të dhënave që Klan News disponon, në 2022 janë kallëzuar dhe trajtuar 4136 raste të dhunës në familje. Pjesa më e madhe e denoncimeve janë për dhunë të shkaktuar si pasojë e përdorimit të alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Policia gjatë kësaj kohe ka referuar 1400 rate në prokurori ndërsa në flagrancë janë arrestuar 450 qytetarë. Shumë prej tyre janë përsëritës, që kanë dhunuar prindërit apo bashkëshortet. Referuar dëshmive që ata kanë dhënë në polici, shkak deri në përdorimin e dhunës janë bërë kushtet ekonomike apo papunësia.

Të njëjta burime bëjnë me dije se krahasuar me vitin e shkuar janë regjistruar 139 raste më shumë të dhunës në familje. Nga ky fenomen gjatë vitit kanë humbur jetën 6 gra në Shqipëri.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të dhunës në familje, në të njëjtën periudhë janë regjistruar më pak kërkesa për urdhra mbrojtjeje. Nga Janari janë trajtuar me kërkesë-padi “Për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes”, 2402 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin, apo 93 raste më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Ndërsa 143 persona janë evidentuar që kanë shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kanë ushtruar sërish dhunë. Ata janë proceduar penalisht për dy vepra penale, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të 16 ditëve të Aktivimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, po organizon aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për ti dhënë fund këtij fenomeni.

DHUNA NE FAMILJE

4136 raste gjatë vitit 2022

139 raste më shumë se në 2021

6 gra humbën jetën gjatë vitit

450 autorë të arrestuar nga policia

2402 kërkesë padi për urdhër mbrojtje/ Klan News

Ju sugjerojmë

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Bota

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

28 Nëntor, 2025 10:31 pm
Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Para
Irani po përdor armë që shkaktojnë verbërimin e demonstruesve

Irani po përdor armë që shkaktojnë verbërimin e demonstruesve

Rita Ora uron 28 Nëntorin me foton nga koncerti në Tiranë

Rita Ora uron 28 Nëntorin me foton nga koncerti në Tiranë

“Balla ka porositur vrasjen e avokatit”/Boçi: S’është hera e parë që del në përgjime

"Balla ka porositur vrasjen e avokatit"/Boçi: S’është hera e parë që del në përgjime

TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com